Presidenti, Hashim Thaçi, e ka quajtur procesin aktual të negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si “të pakuptimtë, të panevojshëm dhe të dështuar”, si i tillë që po zhvillohet.
“Kam theksuar edhe më herët, se ky dialog është krejt i pakuptimë nëse në tavolinën e dialogut nuk hidhet propozimi për njohjen reciproke. Përndryshe është krejt i pa nevojshëm, i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, është shprehur presidenti Thaçi para gazetarëve.
Komenti i tij, vie një ditë pasi edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se dialogu po e humb kuptimin.
“Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj”, është shprehur Mustafa.
Për më tepër, ai ka përmendur tendenca për hapjen e disa temave që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...