Zëvendëskyreministri i Kosovës Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se e mirëpret Raportin e Progresit, i cili sipas tij thekson progresin më të madh të shënuar deri më tani duke aluduar në nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Raporti i Progresit është gjithmonë i mirëseardhur si udhërrëfyes për integrimin në Evropë. E mirëpres edhe Raportin e Progresit për vitin 2015, që thekson progresin më të madh të shënuar deri tani në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian — nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. I mirëseardhur është edhe vlerësimi për progresin e arritur në procesin e liberalizimit të vizave. Tash me të drejtë presim që vitin e ardhshëm të udhëtojmë pa viza në Evropë. Por, e vërejta edhe dënimin që i bëhet dhunës së ushtruar nga opozita dhe gjykimin se kjo qasje është në kundërshtim me frymën evropiane. Nuk ka dyshim që jemi në rrugë të drejtë. Të arriturat tona po marrin mirënjohje. Tani duhet edhe më tepër punë dhe angazhim. Rrugën tonë drejt BE-së më nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush. HTH
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...