Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje për menaxhim të situatës pa panik dhe me kujdes të shtuar, shkruan arbresh.info.
Njashtu Thaçi tha që qytetarët të ndjekin me përpikëri udhëzimet nga institucionet përgjegjëse.
Të nderuar qytetarë,
Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse.
Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin.
Ne, së bashku, do t’ia dalim! HTH

Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...