Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.
Gjatë takimit, Thaçi, e uroi Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Po ashtu, Thaçi, e njoftoi shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti mbi avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe në ICPA. /arbresh.info/

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...