Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë.
Ai pas homazheve ka komentuar zhvillimet politike në vend, shkruan arbresh.info.
Thaçi ka shtuar se mbajtja e seancës së Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë është hapë i drejtë.
“Unë si president i vendit respektoj kornizat e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektri politik të bëjë hapa te mëtutjeshme, mbajtja e seancës se Kuvendit unë mendoj që është hapë i drejtë prej mandatarit tani i mbetet spektrit politik që të kemi Qeveri se shpejti”, ka thënë ai.
I pari i vendit ka shtuar se Kosovës i duhet Qeveri stabile dhe efikase.
Ndryshe kujtojmë se kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00./arbresh.info/

Kryesia vendosi datën dhe orën e seancës për votimin e qeverisë Kurti
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...