Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, të cilët do të mbrojnë ngjyrën e shtetit në debutimin historik në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Thaçi e ka bërë këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, menjëherë pasi mësoi lajmin se Kosova do të jetë pjesë e Grupit I në kualifikimet për Kupën e Botës, së bashku me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë e Finlandën. Ndeshjen e parë do ta zhvillojnë pikërisht ndaj Finlandës.
“I përgëzoj futbollistët e Kosovës që do të mbrojnë ngjyrat e shtetit tonë në debutimin historik në kualifikimet për Botërorin 2018 në Rusi, në grupin I, ku do t’u bashkohen kombëtareve të forta të Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës. Suksese djemve tanë verdhekaltër”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...