Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mohuar sërish zërat se do të ketë ndarje të Kosovës.
Thaçi në një konferencë për media sot tha se nuk do të ketë forcë që do ta detyroj Kosovën të diskutoj e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj, raporton arbresh.info.
“Nuk do të ketë forcë që do ta detyroj Kosovën të diskutoj e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. Ata që përhapin lajme të tilla, me ose pa vetëdije po e sensibilizojnë idenë e kamotshme të Serbisë për ndarjen e Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Ai ka shtuar se do të punohet fuqishëm që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një marrëveshje në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
“Një marrëveshje finale mes dy shteteve në një proces të udhëhequr nga BE e të mbështetur 100 për qind nga SHBA do të ketë kuptim vetëm me përmbylljen me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi./Arbresh.info
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...