Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka thënë se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës.
“Norvegjia është kontribuese e madhe jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kurse, ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin të gjitha përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.
“Norvegjia është vend mik i Kosovës. Do të përkrahim përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët”, ka thënë ambasadori Per Strand Sjaastad.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad për përkrahjen e deritashme të Norvegjisë dhe është shprehur i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...