Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kongresistin amerikan Mike Turner, i cili është edhe kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Thaçi në këtë takim e ka njoftuar kongresistin për reformat e bëra në Kosovë dhe ia ka përmendur edhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Turner e ka siguruar Thaçin se SHBA-ja do ta përkrah Kosovën dhe rajonin.
“Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”.
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...
“makazze” me një tjetër performancë spektakulare, NAVI e kal...
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...