Presidenti Hashim Thaçi, ka drejtuar një mal kritika për Bashkimin Evropian në prani të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.
“Për fat të keq, e informova edhe Borrel, Kosova është tratuar padrejtësisht sepse kemi përmbushur të gjitha kriteret, prandaj eshe sot nuk mund të mos shprehë zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës për mos liberalizimin e vizave, kur kemi të bëjmë me vlerësim të standardeve jo të njtejta, këto vende kanë probleme me demokraci, sundim të ligjit dhe liri të medieve. Bashkimi Evropian ka bërë gabim strategjik me mosliberalizim të vizave. Kjo po pengon të ardhmen evropiane. Besoj që me Borrel kjo qasje të ndryshojë urgjentisht, dhe BE-ja të jetë unike për Kosovën,” është shprehur Thaçi.
Sipas presidentit Thaçi, orientimi strategjik i Kosovës është shumë i qartë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.
“Kosova është duke u angazhuar në fushën e politikës, ekonomisë për këtë. Kosova është ë përkushtuar edhe në paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, është shprehur Thaçi./arbresh.info/
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...