Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është dërguar ftesë për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve për gurëthyesit.
Pacolli ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është rritja e transparencës dhe sigurimi i një procesi të drejtë dhe të paanshëm në këtë sektor.
“Sot u kemi dërguar ftesë organizatave të shoqërisë civile me kontribut të dëshmuar në mbrojtjen e mjedisit, që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve të gurëthyesve, në zbatim të vendimit që kemi marrë për këtë sektor”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ajo theksoi se përfshirja e shoqërisë civile është thelbësore për forcimin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur.
“Përfshirja e tyre është thelbësore për rritjen e transparencës, garantimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për forcimin e mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur”, u shpreh ministrja.
Pacolli shtoi se institucionet mbeten të hapura për bashkëpunim me të gjithë akterët, me qëllim respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
“Jemi të hapur dhe bashkëpunues me të gjithë akterët, në mënyrë që të sigurojmë respektimin e plotë të ligjit dhe të ndërtojmë një proces të drejtë në mbrojtje të interesit publik”, theksoi ajo.
Ajo bëri të ditur se procesi i monitorimit është i hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e mjedisit, duke i inkurajuar ato që të aplikojnë për pjesëmarrje përmes emailit zyrtar të ministrisë./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...