Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shoqatën shqiptare ‘Vatra’ , gjatë vizitës së tij në Nju Jork
Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai, ka treguar se ka pasur një bashkëbisedim miqësor me kryetarin e saj, Elmi Berisha dhe anëtarët e saj.
“Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate. Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare”, ka shkruar Thaçi.
Tutje, presidenti Thaçi, ka bërë të ditur se shoqatën ‘Vatra’, e ka vizituar edhe kongresmeni Eliot Engel, një përkrahës i gjatë, i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës.
“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Engel./arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira