Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, planifikon të shfrytëzojë vizitën në New York për të lobuar për njohje të reja të shtetit.
Thaçi do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat nisin të hënën dhe zgjasin deri më 3 tetor.
“Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, nuk është njohur ende nga pesë vende të Bashkimit Evropian.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...