Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për të luftuar pandeminë e COVID-19.
Presidenti Thaçi ka thënë se miqësia Kosovë-SHBA është e përhershme dhe e palëkundshme
“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën në betejën me coronavirusin.
Kjo ndihmë e re vjen pas 1.1 milionë dollarëve të ndarë në fund të muajit mars.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...