Presidenti, Hashim Thaçi ka emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë serbë me propozimin e Këshillit Prokurorial. Me aktin e betimit të sotshëm po fillon zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësi, e arritur në Bruksel, më 10 shkurt 2015.
“Në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, sot, me dekret kam emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komuniteti jo shumicë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas tij gjyqtarët dhe prokurorët kanë rol të madh në jetën e qytetarëve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi, pa marrë parasysh dallimin e tyre gjinor, racor, fetar e kombëtar.
“Mirëpres gatishmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti jo shumicë për t’u integruar në gjyqësorin e Kosovës dhe për të punuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, ka shtuar ai.
/arbresh.info/
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...