Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka informuar kryetarët e degëve të PDK-së, për situatën aktuale në vend dhe për agjendën euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, Thaçi informoi kryetarët e degëve për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Ai theksoi se këto marrëveshje e kanë forcuar edhe më shumë sovranitetin e Kosovës.
“Në mbledhje me kryetarët e degëve, u diskutua për forcimin dhe organizimin edhe më efikas të degëve. Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe parlamentare në Kosovë, sivjet shënon gjashtëmbëdhjetë vjetorin e themelimit”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...