Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin, me të cilin thotë se zhvilluan një bashkëbisedim të shkëlqyer.
Thaçi nëpërmjet një shkrimi në facebook ka thënë se Destani ka thënë një kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot zhvillova një bashkëbisedim të shkëlqyer me njeriun e punës dhe suksesit, Kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin. Ai ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi. Lazim Destani është humanist i madh dhe personalitet me vlera të larta njerëzore. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4451236618279996
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...