Në pritjen solemne të organizuar për 10-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës ka folur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës që nga dita e parë ka qenë një burim konsensusi e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e drejtësisë.
“Një dekadë është shumë pak për një shtet ndërtim. Kushtetuta e Kosovës që nga dita e parë ka qenë burim i konsensusit. Në këtë dekadë të funksionimit kanë qenë të domosdoshme edhe ndryshimet. Zbatimi i i kushtetutës është qenësor për shtetin tonë. Gjykata ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e drejtësisë. Në këtë përvjetor i falënderojmë të gjithë shtetet për përkrahje”, është shprehur ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1752552048143213/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...