Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar 116 civilët e vrarë nga forcat serbe para 19 vitesh në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Thaçi ka thënë se nuk do të ndalen derisa të zbardhen krimet e bëra nga forcat ushtarake e policore serbe, shkruan Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri! HTH./Arbresh.info
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin