Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është në një proces stagnues, pa perspektivë, ku gjasat për anëtarësim në Interpol dhe Europol janë shumë të vogla.
Në një intervistë për Televizionin Publik, presidenti Thaçi po ashtu ka thënë se pas 116 njohjeve, njohjet tani kanë stagnuar, “pavarësisht kilometrave që bëjmë, është vështirë të sjellim njohje të reja” dhe për këtë ai ka kërkuar që të vazhdohet me dialogun, për arritjen e një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Këtë hapësirë që na kanë dhënë SHBA-të dhe vendet e BE-së, unë si president nuk guxoj që ta lë të na ik”, ka deklaruar ai dhe ka shtuar se asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka kuptim pa njohje reciproke.
Ai ka thënë se e ka për detyrë që t’ua thotë qytetarëve të vërtetën, dhe e vërteta është se “Kosova është në një proces stagnues, pa perspektivë”
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...