Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë lidership për të mos humbur mundësia që të sigurohet e ardhmja evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se është takuar me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt.
“Me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt, u pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane”, ka shkruar Thaçi.
“Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur presidenti.
Diplomati suedez, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, sot ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se me shefin e ekzekutivit kosovar ka pasur “bisedime të rëndësishme”, në atë që ai e ka quajtur “ditë disi të vështirë”, para përpjekjes së re, nesër në Kuvendin e Kosovës, për ratifikimin e Demarkacionit.
Bild, ish-kryeministër e ish-ministër i Jashtëm i Suedisë, u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Bild ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në Twitter, se shpreson që një Demarkacioni të ratifikohet nesër.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje