Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në tubimin komemorativ për Hilmi Haradinaj ka thënë se lajmin për vdekjen e tij e kanë marr me dhimbje.
“Ky lajm ishte i dhimbshëm për familjen, për Kosovën dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Baca Hilmi nuk iu bashkëngjit UÇK-së por ishte një ndër themeluesit e parë të UÇK. Ishte embleme e UÇK-së. Baca Hilmi vazhdonte me këshillat dhe urtësinë e tij si çdo herë”, ka thënë presidenti i vendit, raporton arbresh.info.
Ai ka shtuar se kanë mbetur pa një bashkëluftëtar.
“Mbetëm pa një veteran, pa një njeri me zemër të madhe. Një burrë i dëshmuar për tërë kombin. Baca Hilmi nuk u dorëzua asnjëherë. Ai me dinjitet përballoi burgosjen dhe humbjen e djemve të tij. Ishte njeri me vlera të thella, i urtë, modest dhe trim. Baca Hilmi vdiq në qershor kur po shënohet çlirimi dhe pavarësia e vendit. Figura e tij meriton nderime shtetërore andaj më lejoni që dekoratën e 10 vjetorit të pavarësisë t’ia dorëzoj familjes së tij”, ka thënë presidenti Thaçi./Arbresh.info
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit