Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë vazhdon të këmbëngul në qëndrimin e tij në raport me Serbinë dhe idesë së tij.
Thotë se propozimi i tij për një zgjidhje paqësore me Serbinë tashmë është i qartë.
“Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Koha.net.
Ndonëse, Thaçi deri vonë ishte kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, por tani, në çdo postim të tij në rrjete sociale e madje edhe në konferenca e mbështet këtë deklaratë të tij.
Ideja e tij, u kundërshtua nga opozita dhe madje edhe nga partnerët e koalicionit.
Ndërsa sot në një shkrim ekskluziv për Kohën Ditore, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi.
“Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut”, thotë Veseli ndër të tjera.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit