Arritja e një marrëveshje për fazën finale me Serbinë ka qenë arsyeja e takimit në mëngjes mes liderëve të vendit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Dardan Gashit i cili po ashtu ishte pjesë e këtij takimi.
Vetë Gashi e ka konfirmuar takimin duke thënë se një takim i ngjashëm do të zhvillohet edhe në mbrëmje. Megjithatë ai nuk ka pranuar të tregoj rreth diskutimeve që janë zhvilluar në mëngjes.
“Po jemi takuar mëngjes, por do të takohemi sërish në mbrëmje për të vazhduar konsultimet” ka thënë shkurt Gashi, për Gazetën Blic.
Gjatë ditës së sotmenë media është raportuar se në takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri tjetër i Kosovës, Fatmir Limaj, por që për një gjë të tillë nuk është konfirmuar ende./gazeta Blic/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...