Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magazine ka thënë se presidenti Hashim Thaci gënjen kur thotë se LDK-ja e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës vjet më parë.
Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në ato takime dhe në asnjë moment aty nuk është diskutuar për ushtrinë, por vetëm për vendet e rezervuara për minoritete – për të cilën sic thotë ai, Thaci ka insistuar më së shumti, njofton Klan Kosova.
“Mund të them që LDK nuk e ka penguar krijimin e ushtrisë më herët. Unë vet kam qenë në ato negociata. Në asnjë moment në takime atëbotë nuk ka qenë pikë diskutimi formimi i ushtrisë. Kanë qenë vetëm vendet e rezervuara për serbët. Insistimi i Hashim Thacit ka qenë që të vazhdohen vendet e rezervuara. Bile ai ka folur në emër të komuniteteve. Ideja e tij ka qenë që të futen në kushtetutë vendet e rezervuara edhe për një mandat”.
Gashi më tutje ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është për bërjen e ushtrisë, edhe në konstelacione më të vështira politike se ky i sotmi.
“LDK-ja nuk është kundër ushtrisë. Ne jemi për formimin e ushtrisë. Edhe nëse në një moment vie në pyetje prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët për formimin e ushtrisë, ne duhet që ta analizojmë a është e domosdoshme. Dhe nëse shohim se po prishen balancat ndërkombëtare, atëherë ajo gjë edhe mund të bëhet”.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani