Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në tryezën me temë “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara” të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Thaçi tha me këtë rast se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që të transformohet që tri vite, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se Kosova e ka të nevojshme që të shtoj kapacitetet e saj mbrojtëse për të ruajtur sovranitetin e saj.
“FSK-ja ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat që jep korniza ligjore për të. Janë krijuar kushtet që FSK të lëviz tutje në rritjen e saj. Tan e tri vite FSK është e gatshme për transformimin që të bëhet ushtri. Transformimin e bënë të nevojshëm edhe zhvillimet në rajon dhe nevoja që Kosova të ketë mbrojtje më të madhe. Duhet t’i ngritim kapacitetet tona që të mbrohemi në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.
Presidenti shtoi se transformimi i FSK-së do të bëhet gradualisht dhe kërkoi nga NATO dhe BE që ta ndihmoj Kosovën në këtë drejtim./Arbresh.info.
Vuçiq në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratë...
Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të...
Haziri: Kërkesat opsionale Hamza duhej t’i bënte më 10 shkur...
“Mundet me shku te gjakderdhja – Po m’vjen marre e knej po d...
26 vjet liri, Kurti falënderon NATO-n dhe kujton sakrificat
A po zgjohet ushtria famëkeqe guerile – 19 sulme anembanë Ko...