Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur sot në tryezën për FSK-në të organizuar nga Qendra Kosovare për Studimet e Sigurisë ka thënë se situata e transformimit të FSK-së në ushtri është pothuajse e ngjashme me atë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët e përkrahim themelimin e FAK-ut 100 për qind, shkruan arbresh.info.
“Kemi një situatë gati të përafërt me shpalljen e pavarësisë, pra ka mbetur të diskutohet a do të shpallet këtë ditë apo këtë javë. Nuk do të ketë veprim të njëanshëm. Proces më konsensual Kosova nuk ka pasur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Edhe për ushtrinë e Kosovës do të jenë 109 vota duke përfshirë edhe komunitetet joserbe”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se diskutimet me anëtarët e Listës Serbe për këtë kanë qenë të kota pasi ata kanë shpjeguar se kanë urdhër nga Serbia për të mos e votuar Projektligjin për transformimin e FSK-së./Arbresh.info.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...