Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Thaçi këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas takimit të sotëm në Uashington me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Takimet me Albright janë gjithmonë frymëzuese, kurse lidhja e popullit të Kosovës me të është e përjetshme. Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright si protagoniste, mbi 20 vjet më parë, do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”,ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/2309003999169946
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...