Presidenti i e vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në zyrën e tij homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta me ç’rast e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë për Kosovën në çdo rrugëtim të saj.
Thaçi ka thënë se me Metën diskutuan për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe raportet me shtetet fqinje, shkruan arbresh.info.
“Shqipëria ka ndihmuar dhe po ndihmon maksimalisht dhe falënderoj presidentinMeta për angazhimin maksimal që Kosova të ketë njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Por edhe diskutuam për zhvillimet në Kosovë, në rajon, raportet me fqinjët. Kosova e ka të qartë vizion e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, është shprehur Thaçi.
Ai e ka dekoruar Metën me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” për kontributin që ka dhënë për Kosovën./arbresh.info/
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...