Në Samitin e Brdo-Brijuni që po mbahet sot në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimorë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se po mban shpresa që këtë vit të ketë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dua të besoj që samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar të ketë substancë dhe të ketë diçka konkrete që të lëvizet përpara”.
“Ende mbaj shpresa që këtë vit mund të arrihet një marrëveshje historike Kosovë-Serbi. Ka qenë jashtëzakonisht inkurajuese durimi i Mohgerint ne këtë proces dhe përsëri ky proces mbetet në kornizat e BE-së”.
“Në të ardhmen shpresoj që vendet e BE –së do të jenë unike dhe të mos ketë zëra të ndryshme si ka ndodhur muajve të fundit. Si dhe vente e QUINT-it të jenë unik në raport me dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi në fjalimin e tij para liderëve./Arbresh.info/
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërk...
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...