Presidenti Hashim Thaçi thotë se është për një qeveri stabile që do të mund t’i kalonte ligjet.
Thaçi në “Debat Plus” ka thënë se dëshiron që qeveria ta ketë mandatin e plotë katërvjeçar.
“Një qeverisje mund të jetë efektive vetëm nëse është stabile në kuptimin e mazhorancës në Kuvend. Ajo qeveri mund të punojë me prioritete vetëm duke pasur mbështetje nga Kuvendi”, tha ai.
I pari i vendit ka përmendur vështirësitë me të cilat po përballet qeveria.
“Është për të ardhur keq që prej katër muajsh qeveria mezi ka arritur të kalojë një ligj”.
Thaçi thotë se vetëm një qeveri stabile me mandat të plote realizon projekte.
“Partnerëve të koalicionit u mbetet të mendojnë, por unë dua që të kemi institucione stabile dhe natyrisht se kjo qeveri ta ketë mandatin e plotë, sepse vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe efektivitet në punën dhe realizimin e projekteve”, tha ndër të tjera Presidenti Thaçi.
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...