Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Thaçi dhe drejtoresha Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për angazhimin e Kosovës në drejtim të integrimit në BE.
“Presidenti Thaçi ia shprehu drejtoreshës Eichhorst edhe një herë zhgënjimet për trajtimin jo fer dhe për vonesat krejtësisht të panevojshme të BE-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kuadër procesit të integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.
Përkundër këtyre pengesave, presidenti Thaçi theksoi se Kosova me këmbëngulje do të vazhdojë punën për realizimin e alternativës së vetme – integrimin në strukturat euroatlantike.
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...