Presidenti i vendit, Hashim Thaci, sot ka thirrur takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Iniciativa u drejtua prej tij dhe sipas Thaçit, është iniciativë e brendshme për t’i tejkaluar urrejtjet dhe armiqësitë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Qëllimi i kësaj iniciativë sipas Thaçit është nisja e një jete të re dhe ndërtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, shkruan portali arbresh.info.
“Kemi përparuar dhe i kemi zhdukur gjurmët e luftës, mirëpo dhembja dhe frika që ka shkaktuar lufta ende dominojnë në diskursin tonë. Është e dhimbshme që edhe gjeneratat e reja e shikojnë njeri tjetrin si armik jo si fqinjë”, u shpreh Thaçi.
Sipas Thaçit, synimi i këtij institucioni është e vërteta dhe se ky komision vetëm e ndihmon drejtësinë.
“Nuk do te lejohet të fshehët e vërteta, brezat e ri duhet të din se çfarë ka ndodhur”, tha presidenti Thaçi./Arbresh.info.
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...