Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk po flasim më në superlativ për njëri-tjetrin.
Shkak për këtë është bërë ideja e të parit të shtetit për korrigjim të kufijve me Serbinë, madje po shihet se raportet ndërmjet tyre janë ftohur dukshëm në këto ditë vjeshte, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dy liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë ftohur së fundmi raportet mes vete, të cilën gjë e kanë reflektuar edhe nëpërmjet deklaratave të tyre publike.
Mospajtimet mes tyre kanë të bëjnë me çështjen e dialogut me Serbinë, ku idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë e kundërshton ashpër shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...