Drejtori i departamentit të komunikacionit në “INFRAKOS”, Sabri Thaçi gjatë vizitës në lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe tek Stacioni i Trenit në Prishtinë ka thënë se dëbimi i shqiptarëve ka qenë i urdhëruar nga Institucionet e larta.
“Të gjithë të dëbuarit nga Prishtina me trena tregon se ka qenë e sinkronizuar dhe urdhëruar nga Institucionet më të larta”, ka thënë ai.
Thaçi ka shtuar gjithashtu se ky dëbim ka pas për qëllim spastrimin etnik.
“Me rregulla teknike të hekurudhave asnjë tren i jashtëzakonshëm nuk mund të lëshohet pa urdhëresë të veçantë. Organizimi i trenave të veçantë tregon se ka qenë organizim i mirë shtetëror për spastrim etnik ”, ka përfunduar ai./Arbrsh.info/
Lexo edhe: Kadri Veseli për Muzeun e depërtimit: Vonë janë ata që gjithë jetën kanë qenë fjetur
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës