Hashim Thaçi është i ftuar në Open në Top Channel ku me anë të një lidhje skype foli për krizën politike në Kosovë. Thaçi tha në Open se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Thaçi foli edhe për marrëveshjen me Serbinë ku sipas tij nuk ekziston një plan sekret.
Në vitin 2018 por edhe në këtë studio keni thënë që Kosova do të marrë Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën, ndërsa Serbia nuk merr asgjë. Sa i qëndroni kësaj ideje?- e pyeti Eni Vasili.
Ky është ideli im. Kësaj i qëndroj si ideal që Kosova të marrë Medvegjën, Preshevën dhe Bujanovcin- tha Thaçi.
Kujtojmë që Thaçi në vitin 2018 ka quajtur korrigjim kufijsh faktin Medvegja, Bujanovci dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...