Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kujtoi demonstratat e 11 marsit që patën si kërkesë themelore avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës.
Presidenti i shtetit tha se demonstratat nuk u ndalën asnjëherë deri në arritjen e qëllimit final.
“Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë”, shkroi Thaçi.
Ai gjithashtu shtoi se për gjeneratat e studentëve të viteve ‘80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish-Jugosllavisë komuniste.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...