Presidenca e Kosovës, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, ‘Jeta-Vita”, për të tretin vit radhazi, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë “TetoriRozë”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, tha se ky muaj rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit si dhe ofrimin e mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë.
“Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje. Duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar mbështetje, ne avokojmë për zbulimin e hershëm dhe sigurojmë që të gjitha gratë të marrin kujdesin e merituar”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën