Sot shënohet tetëvjetori i ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, një emër i lidhur ngushtë me historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përpjekjeve të tyre për barazi.
I lindur më 1959, Musliu u rrit me idealin e lirisë. Ai ishte i përndjekur dhe i burgosur politik, derisa më pas udhëhoqi Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, duke u bërë zë i vendosur i shqiptarëve në kohë të vështira.
Pas përfundimit të luftës në Luginë në vitin 2001, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u angazhua në jetën politike atje. Si kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit për disa mandate dhe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ai mbeti gjithmonë i përkushtuar ndaj interesit kombëtar.
Ai dha kontribut të çmuar edhe në radhët e UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së.
Jonuz Musliu u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, derisa kujtohet si simbol i qëndresës dhe i përkushtimit për kauzën kombëtare.
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
Debati për Groenlandën dhe tarifat amerikane, Rutte dhe Trum...