Në pikën doganore të Morinës, kjo fundjavë ka bërë që të ketë një fluks të madh automjetesh të ardhur nga Kosova të cilën kanë hyrë në Shqipëri.
Koha e nxehtë me temperaturat e larta ka bërë që të kemi një dyndje të madhe pushuesish, të cilët i janë drejtuar bregdetit shqiptar, i cili është vënë re gjithmonë që preferohet shumë nga kosovarët pasi vizitohet gjithmonë. Madje, as kjo kohë pandemie, nuk i ka ndaluar ata që të shfrytëzojnë pushimet e tyre në vendin tonë.
Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata makinash, nga ora 05:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit kanë hyrë rreth 8 mijë shtetas nga Kosova drejt Shqipërisë.
Jo vetëm makina personale, por edhe numër i lartë i autobusëve kanë kaluar mëngjesin e sotëm, duke respektuar protokollin e hartuar ndaj COVID-19.
Fluksi ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë në 6 sportele për të shmangur pritjen dhe për të përballuar punën./shekulli
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit