Pavarësisht grevës, në 59 shkolla sot është mbajtur afati i dytë i testit të maturës, ku këtij testimi i janë nënshtruar rreth 5 mijë nxënës të cilët nuk e kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë.
Ekipi i Radio Televizionit te Kosovës ishte sot në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë ku janë testuar nxënësit e shkollës “Shtjefën Gjeçovi’ dhe procesi ka shkuar mbarë.
160 nxënës të shkollës së mesme “Shtjefen Gjeçovi” që nuk i kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë të testit të maturës, njohurit e tyre i provuan sot në afatin e dytë, në shkollën “Xhemail Mustafa” që ishte qendra me numër 4.
“Testi ka filluar në orën 10, procesi i testimit ka kaluar mirë përveç një rasti të një nxënëse që ka pas problem shëndetësore, ne e kemi thirrur emergjencën ja kemi dhënë ndihmën e parë dhe nxënëses në fjalë do t’i japim mundësin prapë që të hyj ne test”, ka thënë Habibe Buzuku, zyrtare për trajnimin e mësimdhënësve në MASHT.
Administruesit e kësaj shkolle thanë se procesi i testimit në këtë shkollë ka shkuar mirë dhe se nuk janë evidentuar rastet e kopjimit apo të përdorimit të telefonit.
“Sot testi ka shkuar shumë mirë, për dallim nga herët e tjera qw kanë pas tendenca me kopjuar kësaj here nuk pash tendenca të tilla dhe për ne si administrues është me e lehtë kur kemi nxënës të mirëkuptueshëm”, ka thënë Flora Fusha, administruese.
Në nivel vendi testit të maturës për herë të dytë i janë nënshtruar 5 mijë maturant në 59 qendra, ndërsa rezultatet pritet të shpallen më 7 shtator./rtk/
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...
“The Sun” – Shqipëria, aventurë autentike, histori dhe plaz...