Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, Myftiu Tërnava falënderoi Ziadeh për bashkëpunimin korrekt dhe kontributin e saj gjatë mandatit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Nga ana e saj, znj. Ziadeh vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesës, duke e konsideruar BIK-un si një partner të rëndësishëm në proceset paqësore dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Në fund të takimit, Myftiu Tërnava i uroi znj. Ziadeh suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, njofton BIK-u./Arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit