Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al-Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.
Emiri i Katarit, sheikh Temim bin Hamad al-Thani, shtroi sot iftar në pallatin e tij, për nder të dijetarëve, gjykatësve dhe sheikëve.
“Në këtë iftar morën pjesë sheiku Xhasim bin Hamad al-Thani, përfaqësuesi personal i emirit, ministri i Vakëfeve të Katarit Al-Ganimi, si dhe një numër i shkëlqesive të sheikëve”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Mysafirë nderi në këtë iftar ishin kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, myftiu i Bosnjës, myftiu i Kroacisë dhe myftiu i Sllovenisë./arbresh.info/

Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici