Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, ka reaguar pas raportimeve në media për mundësi marrëveshjesh apo koalicionesh për balotazhin e 9 nëntorit.
Në një postim, Tërnava ka sqaruar se takimet me përfaqësuesit e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë zhvilluar me iniciativën e tyre dhe kanë qenë vetëm takime konsultative.
“Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi. Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete – dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione, por për konsultime të zakonshme,” – ka theksuar Tërnava.
Ai shtoi se çdo vendim eventual për koalicione apo marrëveshje do të merret në degën e PDK-së, në konsultim të plotë me qendrën e partisë.
Tërnava gjithashtu ka akuzuar disa media për publikimin e “lajmeve tendencioze dhe me konotacion politik”, duke i cilësuar ato si “spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale”.
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...