Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka bërë një ragim lidhur me procesin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të ishte gjallë do të dërgonte letë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
“Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ka akuzuar krerët e shtetit, presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që nuk kanë folur asnjë një fjalë të vetme për procesin në Hagë.
“Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!”, ka thënë Tërmkolli.
Turpi ka emër e mbiemër, dhe jo vetëm turpi, ka shtuar më tutje Tërmkolli./Arbresh.info/
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani