Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka folur gjerë e gjatë në lidhje me kthimin e saj në LDK.
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk është larguar nga kjo parti, mirëpo atë e kanë larguar.
“Unë nuk jam larguar asnjëherë nga LDK-ja, por më kanë larguar. Kur e kam parë se janë pjekur kushtet për t’u kthyer sërish, e kam marr këtë veprim”, ka thënë Tërmkolli, ndërsa ka theksuar se kthimi i saj ka qenë krejtësisht i natyrshëm, raporton Koha.net.
“Pas Kuvendit të Gjashtë të LDK-së, në atë Kuvendin ku pati dhunë, më kanë larguar nga partia”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se kur ka dhënë dorëheqje nga AAK, Haradinaj e ka falënderuar atë për kontributin e saj në parti.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...