Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Melihate Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se është koha që pozita dhe opozita së bashku të përcaktojnë qartë interesat nacionale të Kosovës”.
Më poshtë është postimi i plotë i deputetes Tërmkolli.
“Është koha qe pozita dhe opozita se bashku te percaktojne qarte interesat nacionale te Kosovës, te detyrueshme për t’u zbatuar, pavarësisht kush është ne pushtet. Është i pashmangshme rishikimi i Marrëveshjes me Serbinë per Asociacionin e komunave me shumice serbe si dhe asaj per demarkacionin me Malin e Zi.
Poashtu eshte koha per rishikimin e dialogut me Serbine. Ka kohe qe kam shkrusr se Kosova e ka filluar dialogun pa koke dhe pa nje kornize dhe qellim te qarte. Tani, anipse pak vone por duhet te rikuperohet ajo qe mund te rikuperohet.
Opozita, shpresoj ta nderroj qasjen ndaj ketyre zhvillimeve, perndryshe vazhdimi i sjelljes se tanishme vetem do te forcoje interesat e Serbise ndaj Kosoves”, (sic) ka shkruar në Facebook.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...