Në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.
Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashit se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.
“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.
Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste./epokaere/
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë