Një rast tentim vrasje ka ndodhur të shtunën në fshatin Dobraj e Madhe të Lipjanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dyshohet se një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas me veturë ka godit edhe një person tjetër, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dobraj e Madhe, Lipjan / 01.11.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur, ku më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...