Ministrja e Punëve të jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha ajo.
Për situatën në Kosovë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, tha ai./TCH/
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë